Autopjese

Data e përditësimit: 9 Shtator 2026

Mirë se vini në Autopjese.al, platformën online për shitjen e pjesëve të reja të këmbimit dhe aksesorëve për automjete.

Duke përdorur këtë website, duke kryer një porosi ose duke kontaktuar Autopjese.al nëpërmjet website-it, WhatsApp-it, rrjeteve sociale apo kanaleve të tjera të komunikimit, ju pranoni dhe bini dakord me Termat dhe Kushtet e mëposhtme.

Ju lutemi lexojini me kujdes përpara se të kryeni një porosi.

 

 


1. TË DHËNAT E SUBJEKTIT

Website-i Autopjese.al operohet nga:

Emri tregtar: LB E-COMMERCE
NIPT: M32225008H
Adresa: Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 67 661 4444
Email: info@autoaksesore.al

Autopjese.al është në pronësi të Auto Aksesore Albania.

Në këto Terma dhe Kushte, termat “Autopjese.al”, “ne”, “kompania” ose “subjekti” i referohen subjektit që operon këtë platformë.


2. FUSHA E VEPRIMTARISË

Autopjese.al ofron për shitje online:

  • Pjesë të reja këmbimi për automjete;

  • Aksesorë automjetesh;

  • Produkte për marka dhe modele të ndryshme automjetesh;

  • Produkte të disponueshme sipas kategorive dhe specifikimeve të paraqitura në website.

Produktet e ofruara në website janë të reja. Autopjese.al nuk shet pjesë të përdorura, përveç rasteve kur një produkt përshkruhet shprehimisht ndryshe.

Disa produkte mund të jenë të disponueshme me porosi ose të sigurohen nga furnitorë të tjerë, në varësi të disponueshmërisë.


3. INFORMACIONI PËR PRODUKTET

Ne përpiqemi që informacioni i paraqitur për çdo produkt të jetë sa më i saktë dhe i përditësuar.

Informacioni mund të përfshijë:

  • Emrin e produktit;

  • Fotografitë;

  • Përshkrimin;

  • Markën;

  • Kodin e produktit;

  • Aplikimin sipas markës/modelit të automjetit;

  • Çmimin;

  • Disponueshmërinë.

Fotografitë e produkteve mund të jenë ilustruese. Për shkak të ndryshimeve të mundshme midis versioneve, prodhuesve ose serive të ndryshme të produktit, pamja e produktit mund të ndryshojë nga fotografia e paraqitur në website, pa ndikuar në funksionalitetin ose specifikimet e tij.


4. POROSITË

Porositë mund të kryhen nëpërmjet:

  • Website-it Autopjese.al;

  • WhatsApp-it;

  • Rrjeteve sociale;

  • Kanaleve të tjera zyrtare të komunikimit të Autopjese.al.

Për realizimin e porosisë, klienti duhet të japë informacion të saktë dhe të plotë, përfshirë të dhënat e kontaktit dhe të dorëzimit.

Për pjesët e automjeteve, përpara konfirmimit të porosisë mund të kërkohet numri VIN / numri i shasisë, si dhe:

  • Marka e automjetit;

  • Modeli;

  • Viti i prodhimit;

  • Kodi OEM ose kodi i pjesës, nëse klienti e disponon.

Informacioni i saktë është veçanërisht i rëndësishëm për të garantuar përputhshmërinë e pjesës me automjetin.

Autopjese.al rezervon të drejtën të kontaktojë klientin për të verifikuar të dhënat dhe përputhshmërinë e produktit përpara dërgimit.


5. PËRPUTHSHMËRIA E PJESËS ME AUTOMJETIN

Pjesët e automjeteve mund të ndryshojnë sipas modelit, vitit, motorit, versionit, konfigurimit dhe numrit të shasisë.

Për këtë arsye, klienti duhet të sigurojë informacion të saktë për automjetin.

Autopjese.al përdor informacionin e dhënë nga klienti, përfshirë VIN-in, për të ndihmuar në identifikimin e pjesës së përshtatshme.

Në rast se klienti jep informacion të pasaktë ose të paplotë dhe si rezultat porositet një produkt i papërshtatshëm, palët do të bashkëpunojnë për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme, në përputhje me kushtet e kthimit dhe legjislacionin në fuqi.

Kur klienti ka mundësi të japë kodin OEM ose kodin e pjesës, rekomandohet që ky informacion të dërgohet përpara konfirmimit të porosisë.


6. ÇMIMET

Çmimet e publikuara në website janë çmimet e produkteve në momentin e publikimit dhe paraqiten pa TVSH, sipas regjimit tatimor të subjektit.

Çmimet mund të ndryshojnë periodikisht për shkak të ndryshimeve të kostove, furnizimit, promocioneve ose faktorëve të tjerë.

Në rast se një klient ka kryer një porosi dhe porosia është konfirmuar me një çmim të caktuar, ndryshimi i mëvonshëm i çmimit nuk do të ndikojë në çmimin e porosisë së konfirmuar.

Në rast të një gabimi të dukshëm teknik ose administrativ në çmim, Autopjese.al mund të kontaktojë klientin për të sqaruar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

Nëse gabimi në çmim është i dukshëm ose i tillë që porosia nuk mund të përmbushet me çmimin e publikuar gabimisht, porosia mund të anulohet.


7. DISPONUESHMËRIA E PRODUKTEVE

Disponueshmëria e produkteve mund të ndryshojë në kohë reale.

Në rast se një produkt i porositur nuk është më i disponueshëm, Autopjese.al do të kontaktojë klientin për ta informuar.

Në varësi të rastit, mund të ofrohet:

  • Një produkt alternativ;

  • Sigurimi i produktit nëpërmjet një furnizuesi tjetër;

  • Një zgjidhje tjetër e dakordësuar me klientin;

  • Anulimi i porosisë.

Nëse klienti ka kryer pagesë paraprake dhe porosia nuk mund të realizohet, shuma e paguar do t’i rimbursohet klientit në masën e plotë.


8. METODAT E PAGESËS

Aktualisht, pagesa mund të kryhet nëpërmjet:

Pagesës në dorëzim

Klienti mund të paguajë shumën e porosisë në momentin e marrjes së produktit, sipas mënyrës së përcaktuar gjatë konfirmimit të porosisë.

Pagesës nëpërmjet bankës

Në rastet kur klienti zgjedh pagesën bankare, të dhënat e pagesës do t’i komunikohen nga Autopjese.al.

Porosia mund të përpunohet pasi pagesa të jetë konfirmuar, sipas marrëveshjes me klientin.


9. DËRGESA DHE TRANSPORTI

Autopjese.al kryen dërgesa në:

  • Të gjithë territorin e Shqipërisë;

  • Kosovë.

Dërgesat kryhen nëpërmjet shërbimeve postare/korrierëve.

Shqipëri

Për porosi me vlerë mbi 5,000 lekë, transporti është falas.

Afati i zakonshëm i dorëzimit është 1–2 ditë pune, në varësi të destinacionit dhe kushteve të shërbimit postar.

Kosovë

Kostoja standarde e transportit është 5 euro.

Afati i zakonshëm i dorëzimit është 3–5 ditë pune.

Afatet e mësipërme janë afate të përafërta dhe mund të ndikohen nga faktorë të jashtëm, përfshirë kushtet e motit, ngarkesën e shërbimit postar, ditët e pushimit, vonesat logjistike ose rrethana të tjera jashtë kontrollit të Autopjese.al.


10. KONTROLLI I PRODUKTIT NË MOMENTIN E MARRJES

Klienti rekomandohet të kontrollojë paketimin dhe produktin në momentin e marrjes.

Nëse paketa duket e dëmtuar gjatë transportit, klienti duhet ta evidentojë këtë pranë korrierit dhe të kontaktojë Autopjese.al sa më shpejt të jetë e mundur.

Në rast të një problemi me produktin, klienti duhet të kontaktojë Autopjese.al dhe të japë informacionin e nevojshëm, përfshirë fotografi ose video kur kërkohet.


11. KTHIMI I PRODUKTEVE

Autopjese.al pranon kërkesa për kthim të produkteve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet e mëposhtme.

Për produktet që lejohen të kthehen sipas ligjit dhe politikës së kthimit, produkti duhet të jetë:

  • I papërdorur;

  • I pamontuar;

  • I padëmtuar;

  • Në gjendjen e tij të përshtatshme për rishitje;

  • Me paketimin dhe elementët shoqërues, kur është e aplikueshme.

Kërkesa për kthim duhet të bëhet brenda 3 ditëve nga marrja e produktit, kur ky afat aplikohet sipas politikës së Autopjese.al.

Produktet që janë përdorur ose montuar në automjet nuk pranohen për kthim, përveç rasteve kur ekziston një problem i mbuluar nga garancia ose të drejta të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Kostot e transportit për kthimin e një produkti për arsye që lidhen me zgjedhjen e klientit mund t’i ngarkohen klientit, në masën e lejuar nga legjislacioni.


12. POROSITJA E NJË PJese TË GABUAR

Në rast se klienti ka porositur një pjesë të gabuar, Autopjese.al do të përpiqet të ofrojë një zgjidhje të përshtatshme.

Në varësi të produktit dhe gjendjes së tij, mund të ofrohet:

  • Zëvendësimi me pjesën e duhur;

  • Kthimi i produktit;

  • Rimbursimi i shumës së paguar;

  • Një zgjidhje tjetër e dakordësuar ndërmjet palëve.

Produktet duhet të jenë në kushtet e kërkuara për kthim.

Nëse pjesa është montuar, përdorur ose dëmtuar, kthimi mund të mos pranohet, përveç rasteve kur zbatohen të drejta ligjore për produkt me defekt ose raste të tjera të parashikuara nga ligji.


13. PRODUKTET ME DEFEKT OSE TË DËMTUARA

Nëse klienti merr një produkt të dëmtuar ose konstaton një defekt të produktit, duhet të kontaktojë Autopjese.al sa më shpejt të jetë e mundur.

Pas shqyrtimit të rastit, Autopjese.al mund të ofrojë, sipas rastit:

  • Zëvendësimin e produktit;

  • Riparimin, kur është i aplikueshëm;

  • Rimbursimin e shumës së paguar;

  • Një zgjidhje tjetër të lejuar nga ligji.

Çdo rast shqyrtohet në bazë të natyrës së problemit, produktit dhe kushteve të garancisë.


14. GARANCIA

Disa produkte të shitura nga Autopjese.al kanë garanci.

Periudha e garancisë ndryshon sipas produktit, markës dhe kategorisë dhe mund të jetë:

  • 3 muaj;

  • 6 muaj;

  • Deri në 1 vit.

Periudha konkrete e garancisë, kur aplikohet, mund t’i komunikohet klientit gjatë procesit të blerjes ose të përcaktohet në dokumentacionin shoqërues të produktit.

Disa produkte, veçanërisht produkte të markave alternative ose produkte konkurruese që nuk ofrohen me një garanci të prodhuesit, mund të shiten pa garanci të veçantë, nëse kjo është bërë e ditur për klientin.

Garancia, kur aplikohet, synon zëvendësimin e produktit në rast se plotësohen kushtet për aplikimin e saj.


15. MONTIMI I PJESËVE

Për shkak të natyrës teknike të pjesëve të automjeteve, rekomandohet fuqimisht që montimi të kryhet nga një servis profesional ose teknik i kualifikuar.

Klienti duhet të sigurohet që pjesa është e përshtatshme për automjetin përpara montimit.

Në rast se një problem lind gjatë ose pas montimit, Autopjese.al do të shqyrtojë rastin së bashku me klientin dhe, në varësi të rrethanave, palët do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme.

Kjo dispozitë nuk kufizon të drejtat e konsumatorit që burojnë nga legjislacioni në fuqi.


16. FATURIMI

Për çdo shitje lëshohet dokumenti përkatës fiskal, sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Klienti mund të kërkojë faturë me NIPT për blerje në emër të një biznesi.

Nëse klienti nuk kërkon faturë me NIPT, lëshohet dokumenti fiskal përkatës sipas të dhënave të klientit.

Klienti është përgjegjës për dhënien e të dhënave të sakta të faturimit.


17. MOSHA E KLIENTIT

Produktet e ofruara në Autopjese.al nuk janë produkte të kufizuara sipas moshës.

Porositë mund të kryhen nga çdo person që është ligjërisht i aftë për të lidhur një marrëdhënie kontraktore dhe për të kryer blerjen.


18. MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Për përpunimin dhe realizimin e porosive, Autopjese.al mund të mbledhë dhe përpunojë të dhëna të tilla si:

  • Emër dhe mbiemër;

  • Numër telefoni;

  • Adresë email;

  • Adresë dorëzimi;

  • Të dhëna faturimi;

  • Të dhëna lidhur me automjetin, përfshirë VIN-in kur nevojitet për identifikimin e pjesës;

  • Të dhëna teknike të lidhura me përdorimin e website-it, përfshirë IP dhe cookies.

Të dhënat përdoren, sipas nevojës, për:

  • Përpunimin dhe dërgimin e porosive;

  • Komunikimin me klientin;

  • Verifikimin e përputhshmërisë së produkteve;

  • Faturimin;

  • Shërbimin ndaj klientit;

  • Përmirësimin e website-it;

  • Analizimin e përdorimit të website-it;

  • Marketingun, kur klienti ka dhënë pëlqimin e nevojshëm ose kur kjo lejohet nga legjislacioni në fuqi.

Autopjese.al përdor edhe mjete analitike dhe marketingu, përfshirë Google Analytics dhe Meta Pixel.

Për më shumë informacion mbi mënyrën e mbledhjes, përdorimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale, klienti duhet t’i referohet Politikës së Privatësisë dhe Politikës së Cookies të website-it.


19. MARKETINGU DHE KOMUNIKIMET

Autopjese.al mund të përdorë të dhënat e kontaktit të klientëve për komunikime që lidhen me porositë, shërbimin ndaj klientit dhe aktivitetin e biznesit.

Oferta, promocione dhe komunikime marketingu me email do të kryhen në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe, kur kërkohet, me pëlqimin e klientit.

Autopjese.al nuk përdor aktualisht SMS marketing.

Klienti mund të kërkojë të mos marrë më komunikime marketingu, sipas mënyrës së parashikuar në komunikimin përkatës.


20. COOKIES

Website-i mund të përdorë cookies dhe teknologji të ngjashme për funksionimin e website-it, analizimin e trafikut, përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe qëllime marketingu.

Në varësi të llojit të cookies dhe kërkesave ligjore, klientit mund t’i kërkohet të japë pëlqimin për përdorimin e tyre.

Përdoruesi mund të menaxhojë ose kufizojë cookies nëpërmjet cilësimeve të browser-it ose mekanizmave të ofruar në website.


21. PËRGJEGJËSIA E KLIENTIT

Klienti është përgjegjës për:

  • Dhënien e të dhënave të sakta gjatë porosisë;

  • Dhënien e një adrese të saktë dorëzimi;

  • Dhënien e VIN-it të saktë;

  • Kontrollimin e përputhshmërisë së produktit;

  • Informimin e Autopjese.al për çdo problem të konstatuar;

  • Përdorimin dhe montimin e produktit sipas udhëzimeve përkatëse.

Për pjesët teknike të automjeteve, rekomandohet që montimi dhe kontrolli të kryhen nga profesionistë të fushës.


22. PËRGJEGJËSIA E AUTOPJESE.AL

Autopjese.al angazhohet të ofrojë produkte dhe shërbime në përputhje me përshkrimin e tyre dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

Autopjese.al nuk mban përgjegjësi për vonesa ose pamundësi për përmbushjen e një porosie kur ato shkaktohen nga rrethana jashtë kontrollit të arsyeshëm të subjektit.

Kjo përfshin, ndër të tjera, vonesa të shërbimeve postare, probleme logjistike, ndërprerje të sistemeve, probleme teknike të website-it ose rrethana të tjera të paparashikueshme.

Asnjë nga këto dispozita nuk synon të kufizojë të drejtat e detyrueshme të konsumatorit të parashikuara nga ligji.


23. PËRMBAJTJA E WEBSITE-IT

Përmbajtja e Autopjese.al, duke përfshirë tekstet, fotografitë, logot, grafikat, përshkrimet dhe materialet e tjera, mund të jetë e mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe të drejta të tjera të pronësisë intelektuale.

Përmbajtja nuk mund të kopjohet, riprodhohet, shpërndahet ose përdoret për qëllime tregtare pa autorizimin përkatës, përveç rasteve të lejuara nga ligji.


24. ANULIMI I POROSIVE

Një porosi mund të anulohet në raste të tilla si:

  • Produkti nuk është i disponueshëm;

  • Ka një gabim të dukshëm në çmim ose informacion;

  • Klienti kërkon anulimin, kur kjo lejohet;

  • Ekzistojnë rrethana të tjera që e bëjnë të pamundur përmbushjen e porosisë.

Nëse është kryer pagesë paraprake dhe porosia anulohet nga Autopjese.al për shkak të mungesës së produktit ose pamundësisë së përmbushjes së porosisë, shuma e paguar do të rimbursohet sipas kushteve të aplikueshme.


25. NDRYSHIMET E TERMAVE DHE KUSHTEVE

Autopjese.al rezervon të drejtën të ndryshojë ose përditësojë këto Terma dhe Kushte kur është e nevojshme, përfshirë për shkak të ndryshimeve në shërbime, produkte ose legjislacion.

Versioni i publikuar në website do të jetë versioni aktual.

Ndryshimet nuk do të cenojnë të drejtat që klienti ka fituar përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve, sipas legjislacionit në fuqi.


26. LIGJI I ZBATUESHËM

Këto Terma dhe Kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Në rast mosmarrëveshjeje, palët do të përpiqen fillimisht ta zgjidhin çështjen nëpërmjet komunikimit dhe mirëkuptimit.

Nëse mosmarrëveshja nuk mund të zgjidhet në mënyrë miqësore, ajo do t’i nënshtrohet autoritetit dhe juridiksionit të organeve kompetente, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Asgjë në këto Terma dhe Kushte nuk kufizon të drejtat ligjore të konsumatorit.


27. KONTAKTI

Për çdo pyetje lidhur me produktet, porositë, kthimet, garancinë ose këto Terma dhe Kushte, mund të na kontaktoni:

Autopjese.al – LB E-COMMERCE
NIPT: M32225008H
Adresa: Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 67 661 4444
Email: info@autoaksesore.al


Autopjese.al
Pjesët e duhura. Zgjidhja e duhur.

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare
Shopping cart close